Fjolla Morina dënohet me gjashtë vite burg

25.03.2021

Këngëtarja e njohur nga Kosova është dënuar nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh. Avokatja e këngëtares Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet. Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht. “Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur […]

Fjolla Morina dënohet me gjashtë vite burg Foto: Ilustrim

Këngëtarja e njohur nga Kosova është dënuar nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.

Avokatja e këngëtares Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet. Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.

“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj,” tha avokatja e saj për abcnews.al

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

Kujtojmë që këngëtarja, pak ditë më parë i dha fund beqarisë, duke pranuar propozimin romantik të partnerit në Maldive. Ata zhvilluan edhe një ceremoni që u  komentua gjatë në mediat rozë.