Këngëtarja shqiptare publikon fotografinë e Kurtit nga fushata, e quan ‘Mbret’

06.02.2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina është njëra ndër këngëtaret më të përfolura sa i përketë jetës së saj private ashtu edhe asaj profesionale. Fjolla Morina është mjaftë aktive në rrjetet e saja sociale, ku shumë herë poston fotografi nga më të ndryshmet për fansat e saj. Gjithashtu, ajo ndanë edhe bindjet e saja poltike, […]

Këngëtarja shqiptare publikon fotografinë e Kurtit nga fushata, e quan ‘Mbret’ Foto: Ilustrim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina është njëra ndër këngëtaret më të përfolura sa i përketë jetës së saj private ashtu edhe asaj profesionale.

Fjolla Morina është mjaftë aktive në rrjetet e saja sociale, ku shumë herë poston fotografi nga më të ndryshmet për fansat e saj.

Gjithashtu, ajo ndanë edhe bindjet e saja poltike, e ku shumë herë ajo në mënyrë publike ka treguar se e mbështetë, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Së fundi, Morina ka publikuar një fotografi në Instastory, ku shihet Kurti i cili shihet në mesin e shumë qytetarëve.

Këngëtarja, Fjolla Morina mbi fotografi ka shtuar edhe mbishkrimin ‘KING’ që në shqip do të thotë ‘Mbret’, duke e etiketuar edhe liderin e LVV’së, Albin Kurtin.

Rikujtojmë se Fjolla Morina, në muajin nëntor ku janë mbajtur zgjedhjet në Podujevë, pas rezultateve të publikuara nga KQZ, i kishte reaguar, ish-Kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliut.

“Ehh Leshi nuk t’bon burrë” kishte shkruar Fjolla, duke iu referuar mustaqeve të ‘famshme’ të Veliut.