Vrasja në “Kobra City”, Dibran Hoxhaj dënohet me 24 vite burg

09.10.2025

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Dibran Hoxhajt, të njohur si “Kobra”, duke e dënuar atë me 24 vjet burg për vrasjen e ndodhur më 3 janar 2023 në afërsi të lokalit “Kobra City” në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur me nofkën “Kobra”, duke e dënuar atë me 24 vjet burgim për veprën penale të vrasjes me dashje.

Rasti ka të bëjë me ngjarjen tragjike të ndodhur më 3 janar 2023, në afërsi të lokalit “Kobra City” në Prizren, ku siç thuhet në aktakuzë, Hoxhaj me dashje privoi nga jeta viktimën V.C., ndërsa vuri në rrezik edhe jetën e R.T. (Sh) dhe A.B..

Gjatë shpalljes së vendimit, Hoxhaj nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.

Përveç tij, në këtë rast u përfshinë në procedurë edhe të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, në lidhje me rrethanat e incidentit që ndodhi në orët e para të mëngjesit, në magjistralen Prizren–Zhur.

Sipas njoftimit nga gjykata, vendimi nuk është përfundimtar dhe palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.