Prokuroria Themelore në Prizren ngre tri aktakuza

para 43 dite

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka intensifikuar veprimtarinë hetimore, duke ndërmarrë një sërë masash ndaj personave të dyshuar për kryerje të veprave penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Prizren ngre tri aktakuza

Sipas njoftimit, prokuroria ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Paralelisht, janë paraqitur dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave të tjerë. Njëra kërkesë është për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”, ndërsa tjetra për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Në të njëjtën periudhë, prokuroria ka ngritur edhe tri aktakuza kundër tre personave të ndryshëm. Aktakuzat janë për veprat penale “Mashtrimi”, “Ngacmimi” dhe “Sulmi”.

Etiketat

Ofertat e fundit