Prokuroria e Prizrenit shkatërron sasi të konsiderueshme të drogës

17.11.2025

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se janë shkatërruar sasi të mëdha të substancave narkotike që janë konfiskuar në raste të ndryshme gjatë periudhave të kaluara.

Prokuroria e Prizrenit shkatërron sasi të konsiderueshme të drogës Foto: Ilustrim

Ky proces është realizuar nga një komision kompetent, në përbërje të të cilit kanë marrë pjesë përfaqësues nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia e Kosovës, duke respektuar procedurat standarde të veprimit.

Gjatë shkatërrimit janë asgjësuar sasi të ndryshme të drogës, duke përfshirë marihuanë, kokainë, heroinë, bimë dhe fara kanabisi, si dhe disa sende të ndërlidhura me aktivitetin kriminal si monedha të letrës dhe valixhe.

Ky proces është kryer në një ambient të licencuar, sipas standardeve ligjore dhe praktikave të sigurisë, me qëllim të mbrojtjes së publikut dhe parandalimit të shpërndarjes së mëtejshme të substancave të paligjshme.

Prokuroria thekson se ky aktivitet është mbështetur nga Home Affairs Programme of the European Union in Kosovo (HAPE), i financuar nga Bashkimi Evropian. Përmes kësaj nisme, institucionet ligjore konfirmojnë përkushtimin e tyre në luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit dhe garantimin e sigurisë publike.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More