Ngritet aktakuzë për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

para 22 dite

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj E.L., i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Ngritet aktakuzë për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Sipas aktakuzës, ngjarja tragjike ka ndodhur më 16 prill të këtij viti në banesën e tyre në Pejë.

Prokuroria po heton se motivi i këtij krimi të tmerrshëm kanë qenë problemet e vazhdueshme në familje. I pandehuri akuzohet se për një kohë të gjatë i ka ushtruar dhunë psikologjike bashkëshortes së tij. Mëngjesin e 16 prillit, ai ka vendosur të veprojë në mënyrë brutale, duke e qëlluar atë me armë zjarri në kokë.

LEXO EDHE:  Ngritet aktakuzë ndaj një serbi, sulmoi KFOR-in dhe policinë në Zveçan

Pas kryerjes së krimit, i pandehuri E.L. është paraqitur vetë në Stacionin Policor të Pejës dhe ka pranuar se e ka vrarë bashkëshorten.

Përveç akuzës për vrasje, i pandehuri akuzohet edhe për mbajtje të paligjshme të armëve, me të cilën e ka kryer krimin

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallët fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i ka kryer.

Etiketat