Dhuna në familje – Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e rasteve
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, në kuadër të fillimit të implementimit të hallkave elektronike – një masë moderne për parandalimin e dhunës në familje dhe për mbrojtjen më efikase të viktimave.
Në takim morën pjesë prokurorë të Prokurorisë Themelore në Prizren, gjyqtarë të rajonit, përfaqësues të Policisë Rajonale, avokatë, si dhe përfaqësues të Zyrës për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave dhe të Shërbimit Sprovues. Qëllimi i takimit ishte koordinimi institucional dhe nisja e zbatimit të kësaj mase për personat ndaj të cilëve gjykata ka shqiptuar masën e kufizimit të lëvizjes.
Gjatë diskutimeve, u theksua se hallkat elektronike përbëjnë një mjet modern dhe efektiv për të garantuar mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, si dhe për të forcuar reagimin institucional në rastet e shkeljeve të masave gjyqësore. Përfaqësuesit e Policisë Rajonale prezantuan mënyrën e vendosjes së pajisjeve, ndërlidhjen me sistemin e monitorimit dhe procedurat që ndërmerren në rast të shkeljes së masës së kufizimit të lëvizjes.
Kryeprokurori Petrit Kryeziu theksoi se ky proces shënon një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së viktimave dhe forcimit të sundimit të ligjit, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Prokurorisë, Policisë dhe Gjykatës për zbatimin e suksesshëm të kësaj mase parandaluese.
Në takim mbajtën fjalë përshëndetëse edhe Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, dhe kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës – dega Prizren, Blerim Mazreku, të cilët theksuan rëndësinë e implementimit të hallkave elektronike si mjet mbrojtjeje për viktimat dhe si një instrument që ndihmon në parandalimin e rasteve të përsëritura të dhunës.
Në përfundim, pjesëmarrësit u pajtuan që të ndërmerren hapa konkretë për zbatimin praktik të kësaj mase dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në monitorimin e rasteve dhe funksionimin e sistemit të mbikëqyrjes elektronike.