Brenda 24 ore, Prokuroria e Prizrenit ngrit 3 aktakuza dhe kërkon paraburgim për 5 persona

para 32 dite

Aktivitet i shtuar në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar lëvizje të shumta.

Brenda 24 ore, Prokuroria e Prizrenit ngrit 3 aktakuza dhe kërkon paraburgim për 5 persona

Prokuroria ka parashtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit kundër pesë personave, ndërsa ka ngritur edhe tre aktakuza ndaj katër personave për vepra të ndryshme penale.

Departamenti i Krimeve të Rënda ka qenë veçanërisht aktiv, duke parashtruar një kërkesë për paraburgim ndaj tre personash të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka parashtruar dy kërkesa të tjera për paraburgim, njëra për lëndim të lehtë trupor dhe dhunë në familje dhe tjetra për vjedhje.

Në anën tjetër, Prokuroria ka ngritur tre aktakuza. Dy prej tyre janë drejtuar ndaj tre personave për veprën penale të kanosjes, ndërsa një aktakuzë tjetër është ngritur ndaj një personi për vjedhje të shërbimeve.

Etiketat

Ofertat e fundit