Vrasja e trefishtë në Gjilan, Policia shpall në kërkim tre persona

10.08.2025

Rasti i rëndë i të shtënave me armë zjarri që ndodhi sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ka marrë përmasa tragjike, pasi tre persona kanë humbur jetën.

Pas ngjarjes, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar:

  • Mefail Shkodra
  • Edonis Shkodra
  • Engjull Shkodra

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Policia apelon që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e të dyshuarve të kontaktojë stacionin më të afërt policor ose të përdorë aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, e-mailin: [email protected], si dhe numrat kujdestarë: 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201.

Autoritetet theksojnë se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.