Arrestohen dy të mitur, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

12.12.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar të mitur në Gjilan, të implikuar në një skemë mashtrimi dhe keqpërdorimi të kartelave bankare të qytetarëve. Rasti u hetua nga Njësia e Hetimeve Rajonale, konkretisht Ekipi i Krimeve Kibernetike, me autorizim të Prokurorit të Shtetit.

Arrestohen dy të mitur, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare Foto: Ilustrim

Hetimet kishin nisur më 8 dhjetor 2025, pas dyshimeve se personat e mitur kishin përfituar kundërligjshëm përmes shfrytëzimit të të dhënave bankare të disa qytetarëve.

Gjatë procedurave hetimore, policia ka siguruar prova të besueshme që lidhen me veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”.

Më 11 dhjetor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, u kryen kontrolle në dy lokacione të ndara, ku janë gjetur prova shtesë që forcuan dyshimet për përfshirjen e tyre në tre vepra penale: keqpërdorim i kartelave bankare, mashtrim, dhe shpërdorim i pasurisë.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar sipas procedurave ligjore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, atyre u është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More