Vozitë nën ndikim të alkoolit dënohet me 500 euro gjobë
Policia nga rajoni i Ferizajt dje në rrugën “Reçaku” ka ndaluar shoferin A.A i moshës 29 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku rezultoi 0.85 promila dhe nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.
Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët dhe nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftim.
