Vjedhje në Suharekë: Persona të panjohur hyjnë me forcë në një shtëpi dhe marrin pushkë gjuetie

14.04.2026

Një rast vjedhjeje është raportuar mbrëmjen e 13 prillit 2026 në Suharekë, rreth orës 21:20. Ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij.

Sipas deklarimit, nga objekti është vjedhur një armë zjarri – pushkë gjuetie, e cila kishte leje të skaduar.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.