Viktima vdiq në vendin e ngjarjes, detaje për aksidentin në Prizren që e shkaktoi një polic
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 18:00, kur një automjet, që drejtohej nga një mashkull kosovar, ka goditur një këmbësor – gjithashtu mashkull kosovar – i cili ishte duke kaluar rrugën.
Nga goditja, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Inspektorati Policor i Kosovës dje ka njoftuar se polici i cili është i dyshuar për këtë aksident me fatalitet në Prizren është arrestuar.
IPK ka bërë të ditur se zyrtari policor ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë private, me të cilën edhe e ka shkaktuar aksidentin me pasoja fatale duke goditur një këmbësor.