Vërmicë, arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kapet me fishekë në gomën rezervë

19.10.2025

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në pikën kufitare të Vërmicës, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur fishekë dhe një sasi e vogël narkotikësh.

Vërmicë, arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kapet me fishekë në gomën rezervë Foto: TV Prizreni

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar në bashkëpunim me oficerët doganorë, nën gomën rezervë të veturës së të dyshuarit është zbuluar një kuti me 50 fishekë të kalibrit 9 mm.

Gjatë kontrollit personal, policia ka gjetur edhe një sasi prej 0.58 gramësh të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila është sekuestruar si dëshmi materiale.

I dyshuari është ndaluar dhe rasti është referuar për trajtim të mëtejmë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More