Tre të rinj arrestohen në Prizren për drogë dhe armë

07.11.2025

Një operacion i zgjeruar i hetuesve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) ka çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në shpërndarje narkotikësh dhe posedim të armëve, në dy qytete – Prizren dhe Prishtinë.

Tre të rinj arrestohen në Prizren për drogë dhe armë Foto: Ilustrim

Arrestimet e para në Prizren
Më 2 nëntor 2025, rreth orës 21:40, hetuesit e DHTN-së kanë pranuar informacion për dy persona që dyshohej se po shpërndanin substanca narkotike në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Në momentin e identifikimit, të dy të dyshuarit, H. Berisha (2005) dhe L. Gashi (2005), janë ndaluar dhe kapur me sasi të substancës së dyshuar narkotike. Me urdhër verbal të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake, është kryer kontroll i trupit të tyre, i veturës që përdornin dhe i dy shtëpive në Prizren.

Dëshmitë e sekuestruara
Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar 51.57 gram marihuanë, një peshore digjitale, 180 qese plastike për paketim, një veturë VW Caddy me targa 04-815-LL, 45 euro para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Pas intervistimit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “blerje, posedim dhe shpërndarje e narkotikëve” sipas nenit 267 të Kodit Penal të Kosovës.

Zbulimi i të dyshuarit të tretë
Hetimet e mëtejshme kanë zbuluar se në rast ishte i përfshirë edhe një person i tretë. Burimet hetimore bëjnë të ditur se Saimir Hoxha (2007) dyshohet të ketë qenë furnizuesi i drogës, i cili ua kishte dërguar sasinë e narkotikëve dy të dyshuarve të parë përmes autobusit nga Prishtina në Prizren, natën e ngjarjes.

Arrestimi në Prishtinë
Më 6 nëntor 2025, hetuesit e DHTN-së kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë S. Hoxhën në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, afër banesës ku jetonte me qira.

Gjatë kontrollit trupor, tek ai është gjetur sasi e vogël marihuane, ndërsa më pas, me urdhër të gjykatës, është kryer kontroll edhe në banesën e tij.

Çfarë është gjetur në banesë
Nga kontrolli janë sekuestruar dy doza marihuanë (1.85 gram), një peshore elektronike, një fletore me shënime, materiale për paketim, një telefon mobil dhe një pistoletë TT-M57 me karikator të zbrazët.

Ndërkohë, shtëpia e tij në rrugën “Sali Qeku” në Prizren është kontrolluar, por aty nuk është gjetur material i kundërligjshëm.

Masat e marra
Pas intervistimit, i dyshuari i tretë është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “blerje, posedim dhe shpërndarje e narkotikëve” dhe “mbajtje pa autorizim e armëve”.

Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se priten edhe veprime të tjera në kuadër të këtij operacioni./Sinjali/

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More