Tragjedi në Dragash – Vajza 13 vjeçare humb jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

10.10.2025

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së enjtes fshatin Shajne të Dragashit, ku një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi brenda shtëpisë së saj.

Tragjedi në Dragash – Vajza 13 vjeçare humb jetën nga shpërthimi i një bombole gazi Foto: Ilustrim

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 18:30, Qendra Emergjente në Prizren ka pranuar një njoftim për një rast të rëndë, ku një e mitur kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje janë nisur njësitë policore dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar se bëhej fjalë për E.F.I., 13-vjeçare, e cila kishte pësuar dëmtime të rënda si pasojë e shpërthimit të një bombole të vogël gazi në dhomën e ndejës së shtëpisë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të urgjencës, në orën 19:05 është konstatuar se vajza nuk kishte shenja jete.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë ato të Stacionit Policor të Dragashit, Sektorit të Hetimeve Rajonale në Prizren dhe ekspertët e zjarrit nga Njësia e Emergjencave. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në pjesën e kuzhinës si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

Rasti është kualifikuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More