Suharekë, tri gra lëndohen nga mjetet piroteknike, arrestohet një i dyshuar
27.12.2024
Një incident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Suharekë, ku tre gra kosovare janë plagosur si pasojë e shpërthimit të mjeteve piroteknike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, dhe për të dyshohet një mashkull kosovar i cili ka ndezur mjetet piroteknike.
Sipas informacioneve të siguruara, viktimat janë dërguar menjëherë në një institucion mjekësor për të marrë ndihmën e nevojshme. Pasi kanë marrë trajtimin e duhur, ato janë liruar.
Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë pas këtij incidenti, duke arrestuar të dyshuarin.
Pas marrjes në pyetje dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.