Policia gjen dhe konfiskon armatim në bodrumin e një ndërtese
Policia e Kosovës ka njoftuar se stacioni policor në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me zyrtarë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), kanë pranuar informacion se në një podrum të një ndërtese afër Sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut mund të gjendeshin gjëra të kundërligjshme.
Policia bënë të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta operative dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar: 1 pushkë automatike, 1 pushkë gjahu, 50 fishekë, 1 kondak pushke, 1 palë pranga, 1 mbajtës pushke, 1 maskë kundër helmeve me çantën e saj, 1 këllëf arme, 5 karikatorë të zbrazët
“Policia në Mitrovicë Veri gjen armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale
Mitrovicë Veri , 27 Shtator 2025
Më datën 27.09.2025, stacioni policor në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me zyrtarë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), kanë pranuar informacion se në një podrum të një ndërtese afër Sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut mund të gjendeshin gjëra të kundërligjshme.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta operative dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar:
1 pushkë automatike
1 pushkë gjahu
50 fishekë
1 kondak pushke
1 palë pranga
1 mbajtës pushke
1 maskë kundër helmeve me çantën e saj
1 këllëf arme
5 karikatorë të zbrazët
Lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Për momentin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Policia e Kosovës fton qytetarët që çdo informacion lidhur me armë ilegale, substanca narkotike apo veprimtari të tjera të kundërligjshme ta raportojnë menjëherë përmes numrit 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë është i domosdoshëm për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar veprimet e kundërligjshme.” thuhet në njoftimin e policisë.