Për shkak të xhelozisë, 38 vjeçari rreh brutalisht shtetasen gjermane

09.10.2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit të 8 tetorit 2025 në Prizren, ku një shtetase gjermane ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një sulmi brutal fizik.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rruste Kabashi”, ku pas një mosmarrëveshjeje të çastit – dyshohet për motive xhelozie – P. Kryeziu, 38 vjeç, ka sulmuar fizikisht I.B., shtetase gjermane, duke e goditur me shuplaka dhe grushte në kokë e fytyrë.

Pas sulmit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Prizrenit, e më pas është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK – Prishtinë.

Policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës, duke mo­huar veprën penale që i vihet në barrë.

Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë dhe priten veprime të mëtejshme hetimore.