Një shofer i dehur sulmon policinë në Prizren, njëri zyrtarë lëndohet

04.10.2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:57 në rrugën “Rruster Kabashi” në Prizren, ku policia ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas mashkull kosovar, i cili u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar, i dyshuari ka reaguar në mënyrë të dhunshme duke sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Si pasojë e këtij veprimi, njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore.

I dyshuari është ndaluar me urdhër të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore.

Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore dhe do të trajtohet sipas ligjeve në fuqi.