Një person lëndohet në vendin e punës, dërgohet për trajtim mjekësor

07.11.2025

Lëndimet në vendin e punës mbeten një sfidë serioze për institucionet e Kosovës, ku disa raste përfundojnë edhe me fatalitet.

Sot në Ferizaj është raportuar një tjetër incident, ku një person ka pësuar lëndime trupore gjatë kryerjes së detyrave të tij profesionale.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Varosh rreth orës 12:20. Viktima, një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore gjatë punës. Ai ka pranuar tretman mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje, njësitë përkatëse të Policisë po merren me hetimin e rrethanave të incidentit, duke përfshirë shkaqet që çuan deri te lëndimi, me qëllim marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.

Policia dhe institucionet përgjegjëse theksojnë rëndësinë e respektimit të masave të sigurisë në vendin e punës dhe apelojnë tek punëdhënësit dhe punonjësit që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kryerjes së detyrave profesionale.