Mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve – 23 persona të arrestuar në gjithë vendin

28.10.2025

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në terren, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe luftimit të veprave penale.

Mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve – 23 persona të arrestuar në gjithë vendin Foto: Ilustrim

Sipas raportit të publikuar nga policia, vetëm në harkun kohor të një dite janë shqiptuar mbi 2 mijë gjoba trafiku, si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa aksidente, prej të cilave:

  • 21 aksidente me persona të lënduar, dhe
  • 43 aksidente me dëme materiale.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 23 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person është dërguar për vuajtje të dënimit.

Autoritetet policore kanë bërë thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut, duke theksuar se fushatat e kontrollit policor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More