Detaje nga aksidenti me fatalitet në Duhël – u lënduan katër persona, ndalohet shoferi i veturës

29.09.2025

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi të dielën mbrëma, rreth orës 19:50 në rrugën Suharekë–Shtime, mes fshatrave Duhël dhe Carralevë.

Detaje nga aksidenti me fatalitet në Duhël – u lënduan katër persona, ndalohet shoferi i veturës Foto: Ilustrim

Sipas raportit thuhet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i humbjes së kontrollit nga drejtuesi i veturës, i cili ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur frontalisht me një autobus që po vinte në kahun e kundërt.

Si pasojë e përplasjes një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, përfshirë drejtuesin e veturës.

Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës, i cili ka pësuar lëndime të rënda, është transferuar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për menaxhimin e aksidenteve, njësia e hetimeve dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit – drejtuesin e veturës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More