Arrestohet 29-vjeçari në Arllat të Drenasit, dyshohet për vrasje në tentativë

08.10.2025

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Arllat të Drenasit, nën dyshimin për vrasje në tentativë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 02:30 është raportuar për një incident ku një person ishte lënduar me mjet të mprehtë (thikë). Viktima, i identifikuar si R.B., mashkull, është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Njësitet policore të stacionit në Drenas kanë reaguar me shpejtësi, duke ndërmarrë veprime intensive operativo-hetimore. Si rezultat, është arrestuar personi i dyshuar për sulmin:

  • E.B., mashkull, 29 vjeç

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Policia e Kosovës ka theksuar se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar me intensitet, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.