Aksident trafiku në Shirokë, policia në vendngjarje

24.10.2025

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Shirokë të Suharekës.

Në aksident është përfshirë një veturë e tipit BMW, e cila, sipas informacioneve të para, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale dhe dy vetura të tjera.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e Policisë së Suharekës, të cilat janë duke kryer ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur ne rrugën magjistrale, drejtimi Prizren-Suharekë, në afërsi të pompës Lab-Oil.

Sipas të dhënave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale në vetura janë të mëdha.

Shkaqet që çuan deri te aksidenti ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Për më shumë detaje dhe zhvillime të reja lidhur me këtë rast, SuharekaOnline do t’ju mbajë të informuar.