Shqetësuese, 97 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

30.07.2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 97 aksidente trafiku, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 26 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe 70 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale. Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe […]

Shqetësuese, 97 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 97 aksidente trafiku, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 26 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe 70 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 711 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 15 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe katër të tjerë në vuajtje të dënimit.