Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale

12.03.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 69 aktakuza kundër 86 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 14 persona, si dhe janë bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 3 personave, të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 69 aktakuza kundër 86 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 14 persona, si dhe janë bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 3 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona për 48 orë dhe ka ngritur 6 aktakuza kundër 8 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 i KPRK-së.    
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393 i KPRK-së” thuhet në njofitim.   

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” ,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” ,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”” thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë .