Prokuroria e Shtetit ndalon 15 persona dhe kërkon paraburgimin e 2 personave

08.08.2022

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) […]

Prokuroria e Shtetit ndalon 15 persona dhe kërkon paraburgimin e 2 personave Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.
 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Prishtinë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprës penale “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve ka ndaluar ka ndaluar tetë (8) persona  të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Pesë (5) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë së huaj”
 si dhe një (1) person i ndaluar për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi seksual”.
 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.