Operacioni antidrogë në Suharekë, në pranga tre persona

24.03.2026

Një operacion i koordinuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka rezultuar me goditjen e një grupi të dyshuar për trafikim të narkotikëve dhe posedim të armëve pa leje në Suharekë.

Operacioni antidrogë në Suharekë, në pranga tre persona Foto: Ilustrim

Gjatë aksionit, të realizuar përmes masave të veçanta hetimore dhe infiltrimit në grup, janë sekuestruar rreth 2 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, e cila dyshohet të ketë qenë e destinuar për tregun ilegal.

Në kuadër të kontrolleve në disa lokacione, autoritetet kanë konfiskuar katër pistoleta, një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe 544 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu janë sekuestruar para të gatshme, telefona mobilë dhe dy vetura të tipit “Mercedes GLE” dhe “Land Rover”, të cilat dyshohet se janë përdorur për aktivitetet kriminale.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale ndaj tre të dyshuarve me inicialet R.B., A.R. dhe B.B., të cilët janë ndaluar për 48 orë, ndërsa është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More