Prokurori i Shtetit: 45 aktakuza ndaj 55 personave brenda 24 orëve, ndalohen 15 persona

14.07.2026

Prokurori i Shtetit ka publikuar raportin 24-orësh, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë ngritur gjithsej 45 aktakuza kundër 55 personave.

Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar edhe 15 persona, të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Prokurori i Shtetit thekson se institucionet e sistemit prokurorial vazhdojnë angazhimin në trajtimin e rasteve dhe zbatimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës.