Prokuroria e Prizrenit ngrit 16 aktakuza kundër 29 personave

18.02.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar rreth 32 kg narkotikë e llojit marihuanë, dymijë e pesëdhjetë e nëntë  (2059) […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 16 aktakuza kundër 29 personave Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar rreth 32 kg narkotikë e llojit marihuanë, dymijë e pesëdhjetë e nëntë  (2059) bimë të mbjella në saksi, të cilat janë konfiskuar, si dhe narkotikë që kanë qenë të përgatitura dhe të gatshme për shitje.

Tre (3) automjete të markave BMW, Ford dhe Opel Zafira;
Gjashtë (6) celularë;
Para të gatshme në shumë prej 2185.29 euro, 313 denar maqedon;
Një (1) DVR; dhe
Një (1) llaptop.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprat penale ‘’Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 i KPRK-së, dhe ‘’Falsifikim i dokumentit’’ nga neni 427 paragrafi 1, lidhur me neni 31 dhe veprën penale ‘’Mashtrim  në detyrë’’ nga neni 419 paragrafi 4  i KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe Po ashtu, janë sekuestruar: Tre (3) automjete të markave BMW, Ford dhe Opel Zafira, gjashtë (6) celularë, para të gatshme në shumë prej 2185.29 euro, 313 denar maqedon, një (1) DVR dhe një (1) llaptop. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet e nëntë (29) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautroizuar e narkotikëve, substanave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Sekuestrimet:

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti për Hetimin e Trafikimit me narkotikë në Prizren, kanë realizuar një aksion për bastisje në një lokacion me dyshimin për trafikim me narkotikë.

Nga ky aksion janë gjetur rreth 32 kg narkotikë e llojit marihuanë, dymijë e pesëdhjetë e nëntë  (2059) bimë të mbjella në saksi, të cilat janë konfiskuar, si dhe narkotikë që kanë qenë të përgatitura dhe të gatshme për shitje.

Po ashtu, janë sekuestruar:

– Tre (3) automjete të markave BMW, Ford dhe Opel Zafira;

– Gjashtë (6) celularë;

– Para të gatshme në shumë prej 2185.29 euro, 313 denar maqedon;

– Një (1) DVR; dhe

– Një (1) llaptop.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet e nëntë (29) personave për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prodhimi dhe përdorimi i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme”.