Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe ngrit 9 aktakuza kundër 10 personave

20.05.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 56 aktakuza kundër 64 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 19 persona të dyshuar, janë paraqitur 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 15 personave, si dhe, është paraqitur një kërkesë për […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe ngrit 9 aktakuza kundër 10 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 56 aktakuza kundër 64 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 19 persona të dyshuar, janë paraqitur 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 15 personave, si dhe, është paraqitur një kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, ka kërkuar caktim paraburgimi për dy persona dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 10 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 9 aktakuza kundër 10 personave, për këto vepra penale:
Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur këto aktakuza:
Një aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një aktakuzë kundër një personi  për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”,
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhja”,
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.