Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe kërkon paraburgimin e një tjetri

25.07.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe kërkon paraburgimin e një tjetri Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.