Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe kërkon paraburgimin e dy të tjerëve
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) […]
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Dy (2) persona të dyshuar janë ndaluar për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, ndërsa një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale.