Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona dhe është ushtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë […]
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona dhe është ushtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.