Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 4 personave
Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, në katër (4) raste të ndara. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës […]
Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, në katër (4) raste të ndara.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, në katër (4) raste të ndara, si në vijim:
Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) kërkesa kundër dy (2) personave në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.