Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 4 personave
- 05.08.2022
- 0 komente
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës Themelore në Prizren-Departamenti i Përgjithshëm ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Kalimi ilegal i kufirit” sipas KPRK-së, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Leave a Reply