Policia me “dorë të hekurt” gjatë ditës së djeshme, gjobit afër 3 mijë qytetarë për mosrespektim të masave

09.09.2021

Policia e Kosovës vijon kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet. Përgjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID nga qytetarët, Policia brenda 24 ore […]

Policia e Kosovës vijon kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet.

Përgjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID nga qytetarët, Policia brenda 24 ore ka shqiptuar 2,972 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID-19.

Ndryshe masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi javën e kaluar, e të cilat do të zgjasin deri më 13 shtator.

Kjo pasi që situata me COVID-19 në vendin tonë është tejet shqetësuese, vetëm dje janë konfirmuar 1,029 raste pozitive si dhe janë regjistruar 24 raste të vdekjes.