Për 24 orë, 40 aksidente e mbi 1700 tiketa trafiku

14.01.2022

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 40 aksidente. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 13 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 27 të […]

Për 24 orë, 40 aksidente e mbi 1700 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 40 aksidente.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 13 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,712 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 22 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.