Një person në Landovicë godet me shufër metalike një tjetër, viktima pëson lëndime trupore
Mosmarrëveshjet verbale mes qytetarëve të vendit në shumicën e rasteve përfundojnë me sulme fizike. Një rast i tillë është raportuar të dielën në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrveshje të çastit që kishte pasur me […]
Mosmarrëveshjet verbale mes qytetarëve të vendit në shumicën e rasteve përfundojnë me sulme fizike.
Një rast i tillë është raportuar të dielën në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrveshje të çastit që kishte pasur me viktimën e kishte sulmuar atë fizikisht duke e goditur me shufër metalike.
Si pasojë e goditjeve, viktima ka pësuar lëndime trupore përçka edhe i është ofruar tretman mjekësor.
Rasti në fjalë ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit dje rreth orës 15:52.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.