Dogana ndalon dy orë luksoze të padeklaruara në aeroport dhe nis procedurë ndaj udhëtarit
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve rutinë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” janë gjetur mallra të padeklaruara me vlerë të lartë.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit, gjatë skanimit të bagazheve të një udhëtari, zyrtarët doganorë kanë identifikuar dy orë të reja luksoze, për të cilat personi nuk kishte paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, siç kërkohet nga procedurat doganore.
Mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj udhëtarit është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore.
Dogana e Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që të respektojnë detyrimin për deklarimin e mallrave me vlerë të lartë, duke theksuar se çdo mosdeklarim përbën shkelje ligjore dhe mund të rezultojë në masa ndëshkuese.
Ky rast rikujton rëndësinë e respektimit të procedurave doganore për të shmangur pasoja ligjore dhe konfiskime të mundshme të mallrave.