Zyrtarizohet marrëveshja, patentë shoferët e Kosovës njihen në Gjermani

06.04.2022

Këtë marrëveshje Sveçla e ka nënshkruar me sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, Oliver Luksic. “Sot kam nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen për njohjen reciproke të patent shoferëve me Republikën Federale të Gjermanisë. Me kënaqësi e kam pranuar ftesën nga Z. Oliver Luksic, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, duke pasur […]

Këtë marrëveshje Sveçla e ka nënshkruar me sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, Oliver Luksic.

“Sot kam nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen për njohjen reciproke të patent shoferëve me Republikën Federale të Gjermanisë. Me kënaqësi e kam pranuar ftesën nga Z. Oliver Luksic, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, duke pasur parasysh që ky është një nga proceset më të rëndësishme por edhe lehtësuese për mërgatën tonë”, ka njoftuar Sveçla në Facebook.

Sveçla ka thënë se është obligim i shtetit që të lehtësohet jeta e mërgimtarëve në vendet ku veprojnë.