Sveçla: Kampionati i Paraglidingut në Ujman promovon potencialin turistik dhe sportiv të Kosovës

21.06.2026

Për tri ditë me radhë, në Liqenin e Ujmanit është mbajtur edicioni i 15-të i Kampionatit Kombëtar Shqiptar të Paraglidingut, ku sportistë nga Kosova dhe Shqipëria garuan në disiplinën e sporteve ajrore mbi një nga zonat më atraktive të vendit.

Sveçla: Kampionati i Paraglidingut në Ujman promovon potencialin turistik dhe sportiv të Kosovës Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se në ceremoninë përmbyllëse, së bashku me Zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ndanë çmimet për garuesit dhe i përgëzuan ata për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kampionatit.

Sipas Sveçlës, ky aktivitet jo vetëm që promovon sportin e aventurës dhe jetën aktive, por gjithashtu vë në pah potencialin e jashtëzakonshëm turistik dhe sportiv të Kosovës. Ai theksoi se institucionet do të vazhdojnë të mbështesin ngjarje të tilla, të cilat bashkojnë sportistët, promovojnë bukuritë natyrore të vendit dhe forcojnë imazhin e Kosovës si një destinacion i rëndësishëm për sportet ajrore dhe turizmin sportiv.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More