Zyrtare: Dasmat deri në 01:00 pas mesnate, me deri në 300 të ftuar

Zyrtare: Dasmat deri në 01:00 pas mesnate, me deri në 300 të ftuar
Fisnik Sadiku

14.07.2021 / Lajme

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja kundër COVID-19.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë e cila po  udhëhiqet nga zv/kryeministri Besnik Bislimi.

Ndonëse  nuk janë bërë të ditura masat që janë lehtësuar, ato janë raportuar gjatë kësaj jave në media.

Të njëjtat kanë të bëjnë me zgjatjen e orarit të gastronomisë deri në orën 01:00, përfshirë dasmat dhe klubet e natës.Reklamë

Po ashtu, dasmat do të lejohen deri në 300 persona.

Masat e plota të miratuara sot do të bëhen më vonë publike nga Ministria e Shëndetësisë.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit