Durmishi: Stikersat do ta lehtësojnë identifikimin e veturave të paregjistruara
- 16.03.2022

Nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) kishin theksuar se një projekt i tillë do të bëjë më të lehtë identifikimin e veturave që nuk janë të regjistruar, njëjtë ka thënë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor hde Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Ai tha se vendosja e stikersave do të ndikon që automjetet që nuk janë të regjistruara mos të dalin në qarkullim sepse do të identifikohen dhe gjobiten.
“Vendosja e stikersave do ta bëjë më të lehtë identifikimin e veturave të paregjistruara. Secila veturë që regjistrohet do ta ketë stikersin dhe do të kemi më të lehtë idenfikimin e veturave të paregjistruara dhe kjo ndikon që ato automjete të mos dalin në qarkullim sepse do të identifikohen dhe gjobiten”, tha zëvendësministri Durmishi.
Po ashtu, ai ka shtuar se nuk mund të falsifikohet një stikers i till, pasi që sipas tij edhe kjo është lehtë e identifikueshme.
Ai tha se nuk mund të falsifikohet stikersi sepse secili i ka masat e sigurisë dhe barkodin dhe se vetëm nëse skanohet, dalin të dhënat e pronarit të atij automjeti, po ashtu zëvendësministri i Infrastrukturës ka shtuar se krahas edhe masave të tjera do ta ulin nën pragun 5 përqind numrin e automjeteve të paregjistruara.
“Nuk mund të falsifikohet sepse secili i ka masat e sigurisë dhe barkodin dhe vetëm nëse skanohet, dalin të dhënat e pronarit të atij automjeti, pra lehtë mund të identifikohet nëse stikersi është i ndonjë automjeti tjetër. Jemi të bindur qe brenda një viti, kur të jenë vendosur stikersat në të gjitha veturat do ta kemi një gjendje krejt tjetër, krahas edhe masave të tjera do ta ulim nën pragun 5 përqind numrin e automjeteve të paregjistruara”, tha ai për KlanKosova.
Tutje, ai u shpreh se këta stikersa vërehen nga distanca, por çështjen e falsikifimit të tyre duhet ta verifikojë policia.