Zv.ministri Durmishi merr një vendim tjetër, zbret çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer

22.07.2021

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka marrë vendim për zbritje të çmimit të paraqitjes së provimit për patentë shoferë. Çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shofer do të zbresë prej 20 Euro në 10 Euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 Euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Përmes një njoftimi nga […]

Zv.ministri Durmishi merr një vendim tjetër, zbret çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer Foto: Ilustrim

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka marrë vendim për zbritje të çmimit të paraqitjes së provimit për patentë shoferë.

Çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shofer do të zbresë prej 20 Euro në 10 Euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 Euro më pak se sa paguanin në të kaluarën.

Përmes një njoftimi nga ministria e Infrastrukturës thuhet se këtë vendim Durmishi e ka marrë sot, teksa i njëjti ka pezulluar kontratën për tiketa ngjitëse prej pesë euro pas kritikave të shumta.

“Në përputhje me nenin 74 të Ligjit nr.05/L-064 për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.