ZRrE pas vendimit të Supremes: Tarifat e reja të rrymës mbeten në fuqi
Zyra e Rregullatorit për Energji, njofton opinionin se Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit ARJ nr.45/2022, ka ndryshuar Aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. Përmes këtij Aktgjykimi të Gjykatës Supreme, […]
Zyra e Rregullatorit për Energji, njofton opinionin se Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit ARJ nr.45/2022, ka ndryshuar Aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Përmes këtij Aktgjykimi të Gjykatës Supreme, vendimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji i marrë me 8 shkurt 2022, mbetet në fuqi.
Po ashtu, në komunikatë të ZRRE-së thuhet se ashtu siç kemi theksuar edhe më herët, Bordi i Zyrës së Rregullator të Energjisë gjatë gjithë punës së tij ka zbatuar në mënyrë të drejtë dispozitat ligjore në fuqi dhe ka ushtruar funksionet në mënyrë të pavarur.
“Bordi i ZRRE-së rikujton se çmimet e përcaktuara janë duke garantuar qëndrueshmëri dhe siguri në sistemin energjetik, rrjedhimisht reflektojnë kostot e sistemit.
Mbrojtja e konsumatorëve dhe e gjithë sistemit energjetik janë thelbësore për zgjidhje sistematike dhe afatgjate”, thuhet në komunikatë të ZRRE-së.