Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci – kërkohet ndihmë nga qytetarët
Është raportuar zhdukja e Zylfi Tejecit, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Foto: Ilustrim
Lajmi është bërë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has përmes një njoftimi zyrtar.
Sipas organizatës, Tejeci është zhdukur më 23 janar 2025, rreth orës 18:55. Ai ishte parë për herë të fundit në një lokal në fshatin Planej, nga ku ishte nisur për në shtëpi. Që nga ai moment nuk është raportuar asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij.
“OVL UÇK HAS lutë secilin qytetarë që ka informacione ta lajmërojë Policinë e Kosovës,” thuhet në njoftimin e organizatës.
Autoritetet dhe organizata e veteranëve u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndajnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Zylfi Tejecit. Çdo detaj i vogël mund të jetë vendimtar në këtë situatë të ndjeshme.