Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-së

21.06.2022

Afati i aplikimit zgjatet për shkak të kërkesave të shumta nga maturantët e shkollave të mesme, si kandidatë potencial, të cilët këtë javë janë në proces të testit të maturës. Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në këto qendra: – Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së;– Qendrës […]

Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-së Foto: Ilustrim

Afati i aplikimit zgjatet për shkak të kërkesave të shumta nga maturantët e shkollave të mesme, si kandidatë potencial, të cilët këtë javë janë në proces të testit të maturës.

Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në këto qendra:

– Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së;
– Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark” në Prishtinë;
– Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;
– Akademinë Ushtarake të Republikës së Turqisë;
– Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë; dhe
– Akademinë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Për t’u njoftuar lidhur me kushtet, kriteret, llojet e testeve, dokumentet e nevojshme, si dhe procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, shihni në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes fton të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se “Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët. Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!