Aktivitetet përkujtimore të Epopesë së UÇK-së (5–7 Mars)
27.02.2026
Ministria e Mbrojtjes fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore dhe festive në nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ngjarjet do të zhvillohen sipas agjendës zyrtare, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe duke festuar me dinjitet vlerat e lirisë. Qytetarët ftohen të bashkohen për të ruajtur kujtimin e historisë dhe të kontribuojnë në forcimin e unitetit kombëtar.

